• NOIZY

  • OTR RECORDS

Welcome

Last Song

 

Biography

 

Emri i vertetë Rigels Rajku. RAP-artisti shqiptar ne moshen 11 vjecare, në vitin 1997 Noizy së bashku me familjen e tij u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë ne Londër ( South east , Wooldwhich) Ne lagjen ku noizy u stabilizua kishte me shume lufte se ne Shqiperi… Ne ate kohe Wooldwhich njihej si nje nga lagjet ghetto me te rrezikshme ne Londer ku peshku me i madh e han me te voglin dhe ku fjala meshire nuk egzistonte per nje kohe shum te gjate. I frymezuar nga menyra e jeteses se perditshme ne te kaluaren e bene ate me sukses me shume uri ne karrierë & familje. Ka shumë stil më Ndryshe se cfarë është dëgjuar deri tani në historinë e RAP`it shqiptar. Noizy gjithashtu eshte kampion në ndeshje rruge “streetfight” ku ai është shpallur kampion i Londres me 15 ndeshje – 15 fitore, në myspace.com/noizyontherun keni mundesin ta shikoni disa prej tyre. Ne vitin 2008 Noizy lidhi një kontratë me “ZIG ZAG” records në të cilen u realizuan super hitet “O.T.R me zemer” , “Jena mbretër” & “Histori e gjatë” . Albumi i Parë i Noizy`t “PAK MË NDRYSHE” ka zgjatur gati 1 vit te plotë për tu realizuar në mënyrë shumë profesionale. Inçizuar dhe masterizuar nga inxhinieri anglez TOMMY ON THE MIX , Gillieron, GBMC dhe Noizy vetë. Ne vitin 2010 doli në treg albumi me titull “Most Wanted MixTape”. Ne Vitin 2010 Noizy mori pjes ne eventin Top Fest me kengen What’s up dhe Fitoi “Çmimin e Internetit”.Ndersa Living your Dream, do te sillte nje boom ne tregun shqiptar pas hiteve si : Ku Jan Shqiponjat (qe ka mbi 3 milione klikime) e shume te tjera. Mixtape i rradhes premton shume per fansat e Noizy-t, pasi ka ne te hite si : Na Jena OTR (mbi 8 milion klikime) Noku Vogel (mbi 6 milion klikime) e shume te tjera qe do publikohen ne javet ne vazhdim. Reperi Noizy, qe ka pas vetes një karrierë si boksier “streefight” në Angli tashmë ka shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar dhe cilesohet si nje nga reperet me te mire. Jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli. Kete e ka pranuar edhe vete Noizy, i cili ne nje interviste dhene mediave shqiptare ka zbuluar se jeta e tij shume shpejt do te shfaqet si film. ”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij.

Last Album

OTR Records

 

Our quality we owe our high-end studios and our hard-working producers.

Members

 

Hundreds of members with different talents, goals and objectives around the globe have contributed that we are here today where we are.

Contact

 

Thank you for your message. We will try to answer as soon as possible.